Lajme të këqija për Inzaghin, mbrojtësi italian rikthehet në 2023

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Interit, Matteo Darmian është dëmtuar. 32-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore sot në Humanitas, pasi pësoi një dëmtim muskulor në stërvitjen e të hënës.

Stafi mjekësor i skuadrës zbuloi një lëndim në kofshën e djathtë të Darmian. Gjendja dhe koha e tij e rikuperimit do të rivlerësohen në javët në vijim, por ajo që konsiderohet si diçka e sigurt është mungesa në dy ndeshjet e ardhshme.

Darmian do të mungojë kështu në ndeshjet e radhës për zikaltrit përballë Bolognas dhe Atalantës. Ai do të rikthehet sërish në fushë për rinisjen e kampionatit në janar, pasi Serie A do të ndërpritet në fundjavë nga fillimi i Kupës së Botës më 20 korrik. /oversport.tv

You may also like