Lajm shokues për Atalantën, shoku i Gjimshitit me doping

by admin
Spread the love

Lajm i papritur për Serinë A e në veçanti për Atalantën, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti i bergamaskëve, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm.

Mbas daljes së rezultatit, qendërmbrojtësi argjentinas është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.

Partneri i Gjimshitit në repartin e pasmë, nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. Steroidet anabolike përfshijnë testosteronin dhe format (sintetike) të testosteronit të krijuara në laborator.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like