Një lajm aspak i këndshëm është bërë publik për sulmuesin e Borussia Dortmund, Sebastien Haller. Ky i fundit pas disa vizitave të kryera ka zbuluar se vuan nga kanceri në testikuj.
Ka qenë vetë klubi gjerman që e ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Haller ka lënë menjëherë grumbullimin me Borussian dhe ka nisur kurimin për problemin që ka.
Ndërkohë që pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe vetë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. Ai ka kërkuar privatësi në këto momente që është duke kaluar. Haller u ble gjatë merkatos së verës nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar të larguarin Haaland. /oversport.tv
Foto: Borussia Dortmund, Twitter