Lajm i mirë! Holanda bën kthesën e madhe për Shqipërinë

by admin
Spread the love

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Brdo të Sllovenisë nuk dha asnjë datë për konferencën ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse vetë kryeministri Edi Rama ishte shprehur më herët se nuk e priste që një gjë e tillë të ndodhte.

Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, duket se ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi ka kritikuar hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, një vendim që po pengon gjithashtu edhe negociatat me Shqipërinë.

“Ne duhet të presim për zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam i kënaqur me faktin se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut është ende e bllokuar. Unë mendoj se duhet të zhbllokohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne e dimë se do të ndodhë, me shumë shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë”, tha kryeministri Rutte.

You may also like