Lajm i fundit/ Katica Janeva dhe Stevçe Jakimovski – janë futur në Listën e zezë të SHBA-së

by admin
Spread the love

Departamenti Amerikan i Shtetit ska publikuar sot personat e rinj të cilët janë futur në Listën e zezë të SHBA-së, transmeton TV21.

Kësaj liste i bashkohen, ish kryeprokurora Speciale, Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski.

“Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.

Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokuror nën kompetencën e saj.

Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

You may also like