Aktori turk Burak Özçivit do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e kanë zbuluar mediat turke sepse vetë aid he bashkëshortja kanë preferuar të mos e bëjnë publik. Sipas mediave Fahriye Evcen është 2 muajshe e gjysmë shtatzënë.
Çifti kanë edhe një djalë me emrin Karan, teksa pritet të mësohet edhe gjinia e fëmijës së dytë.
Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çalıkuşu” në vitin 2013, miqësi kjo që me kalimin e kohës u kthye në dashuri. Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.
Burak Özçivit u bë i njohur në Shqipëri me rolin e Bali Mallkoçollut në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Më pas fama e tij i kaloi kufijtë turk me rolin e Kemalit në serialin “Kara Sevda” dhe së fundmi është angazhuar me rolin kryesor në serialin “Osmani”.