Lajçaku tregon se a është i kënaqur me takimin e fundit Kurti-Vuçiq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova dhe Serbia në gjysmën e dytë të marsit arritën një marrëveshje që për qëllim ka t’i ndihmojë dy vendet të përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe të vazhdojnë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars ranë dakord për një sërë çështjesh nën ndërmjetësimin e BE-së, njofton Klankosova.tv.

Serbia nuk do të duhej të bllokonte pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, të dy palët do t’i njohin simbolet shtetërore të njëra-tjetrës, pasaportat, diplomat dhe targat e automjeteve teksa nga Kosova kërkohej që të siguronte një nivel adekuat të vetëqeverisjes për komunitetin serb.

Si Beogradi ashtu edhe Prishtina janë zotuar gjithashtu të krijojnë misione të përhershme diplomatike, të zgjidhin mosmarrëveshjet ekskluzivisht me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës.

E i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për median sllovake “Dennikn”, ka treguar se si erdhi deri te takimi i 18 marsit dhe se në çfarë niveli gjendet procesi i dialogut tani.

“Ky takim ishte kulmi i një procesi që nisëm shtatorin e kaluar. Ne dolëm me propozimin për normalizimin e marrëdhënieve. I kanë paraprirë shumë nga vizitat e mia në rajon dhe një takim më 27 shkurt në Bruksel, ku është rënë dakord për një dokument të quajtur ‘Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’”.

“Qëllimi kryesor i takimit në Ohër ishte arritja e marrëveshjes për zbatimin. Ky proces kulmoi dhe sot jemi në një lojë tjetër. Dialogu ka arritur një nivel më të lartë”, u shpreh Lajçaku.

Ai ka thënë se është i kënaqur me takimin e Ohrit.

“Nga këndvështrimi që sapo fola, jam i kënaqur. Megjithatë, nuk do ta fsheh faktin se fillimisht u përpoqëm të biem dakord për një aneks më ambicioz të zbatimit, i cili do të ishte më i detajuar dhe më i lehtë për t’u kontrolluar. Megjithatë, të gjitha parimet kryesore janë në dokumentin e rënë dakord”, tha Miroslav Lajçak.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like