Lajçaku pas takimit me Kurtin: Tani di më shumë për pritjet e Kosovës në implementimin e marrëveshjeve

by admin
Spread the love

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, e ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti, pas dy orësh.

Lajçaku, pas takimit tha se nga takimi me Kurtin mësoi më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Takimet ende po vazhdojnë. Unë fola me Kurtin dhe tani di më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin. Fokusi është tek finalizimi, i cili është hapi i dytë, dhe hapi i tretë është formalizimi, por tani të fokusohemi në hapin e dytë, dhe ne do të arrijmë atje, do ta diskutojmë këtë në Ohrid, por natyrisht se qëllimi kryesor është finalizimi i marrëveshjes dhe finalizimi i rrugës për implementim”, tha Lajçaku, raporton Klankosova.tv.

Lajçaku më pas shkoi në zyrën e BE-së, ku pritet të mbajë takim me ambasadorët e QUINT-it.

Ai gjatë ditës u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani.

You may also like