Lajçak: Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë ka folur për parakushtet rreth zbatimit të planit evropian, dhe si bazë theksoi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Lajçak tha se nëse shikoni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, dhe jo ​​për ndonjë lloj kapitullimi.

Diplomati ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Qëllimi, thotë Lajçak, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. “Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”.

Sipas tij, takimi në Ohër synon që të pajtohen për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka një mbështetje aq të madhe nga BE-ja sa anjë më parë.

Miroslav Lajçak që nga dje ndodhet në Beograd. Ai sot po vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka zhvilluar takime edhe me një pjesë të opozitës atje.

 

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like