Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

by admin
Spread the love

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu
ka konfirmuar, se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në
Prishtinë.

Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr
më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

“Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të
zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi
ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili
asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet
ndonjë dallim”, ka thënë Lahu, në T7.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili humbi garën për
Prishtinën ndaj Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk qe sot as
pjesë e seancës inauguruese të pranim-dorëzimit të detyrës së kryetarit të
kryeqytetit.

You may also like