Laçi zyrtarizon trajnerin e ri, Gentian Mezani rikthehet në krye të skuadrës kurbinase

by admin
Spread the love

Laçi ka gjetur pasardhësin e Dejan Vukicevic dhe i ka besuar stolin për pjesën e mbetur të sezonit teknikut Gentian Mezani, I cili nga sot është zyrtarisht trajneri I ri I skuadrës kurbinase.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të rikthejnë në pankinë trajnerin vlonjat, që ka drejtuar Laçin edhe më parë në sezonin 2017-2018.

Mezani ka drejtuar Flamurtarin, Laçin dhe Luftëtarin në Shqipëri si dhe Gjilanin në Kosovë.  Kohët e fundit tekniku 43-vjeçar ka qenë opinionist në emisionin “Ti BO GOL” në Oversport. Pas Bledi Shkëmbit dhe Renato Arapit një tjetër opinionist i Oversport rivesh tutat dhe rikthehet në fushën e blertë.

Një detyrë e vështirë e pret trajnerin e ri, që duhet të rikthejë Laçin në zonën e lartë të renditjes. Kujtojmë që pas 12 javëve, kurbinasit e shohin veten në vendin e 7-të në kampionat në kuotën e 14 pikëve (8 më pak se kryesuesit).

Mezani do të debutojë në krye të stolit të Laçit në transfertë përballë Bylisit në dhjetor. /Oversport.tv

 

You may also like