Laçi-Skënderbeu/ Mbyllet pjesa e parë, Laçi ruan epërsinë

by admin
Spread the love

Mirel Josa në kërkim të fitores së parë në stolin e Laçit pikërisht ndaj të shkuarës së tij.

Trajneri i kryeqytetasve debuton me Laçin pikërisht në sfidën përballë Skënderbeut klub me të cilin shkroi historinë, por tashmë me objektivin për t’i mundur në një sfidë ku kurbinasit janë favoritë përballë skuadrës së Memellit që ende nuk ka marrë fitoren e parë në këtë sezon.

Laçi-Skënderbeu 1-0 (Stadiumi “Laçi”)

Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Laçit 1-0 me penalltinë e realizuar nga Guindo, ndërkohë që kurbinasit iu afruan shumë edhe golit të dytë me Regi Lushkjan

45+2′- I pafat Laçi, goditja plot klas e Regi Lushkjas ndalet nga traversa

45′-E majta nga distanca e Ardit Deliut nuk gjen portën e Rexhepit

39′-GOL: Laçi në epërsi me Saliou Gunido që kthen një gol një 11-metërsh të fituar nga Regi Lushkjan, me Eldorian Hamitin që ishte i sigurt në vendimin e tij por mori konfirmimin edhe nga dhoma e VAR. Për Guindo ky ishte goli i parë me fanellën e Laçit dhe ia shënon ish ekipit të tij, pasi në Shqipëri e solli fillimisht pikërisht Skënderbeu.

23-Zëvendësim i detyruar për Mirel Josën, Zylfiu largohet i dëmtuar në dorë, vendin e tij e meri Ademi

16′-Sërish i rrezikshëm Laçi me Regi Lushkjan që godet fort nga distanca por Rexhepi shfaqet sërish në lartësinë e duhur

8′- Vjen përgjigjia e Skënderbeut me Bismark, por tentativa e tij me kokë ishte shumë e lehtë për Dajsinanin

4′-Nis me një rast të rrezikshëm në favor të Laçit sfida, por goditja e Zylfiut merr kundëpërgjigjen e Rexhepit

Formacionet:

Laçi (4-3-3): Dajsinani; Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Zulfiu, Guindo

Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Vrapi, Sadriu, Doumfour, Vitija, Meksi; Mara, Jean Victor, Agnaldo; Mensah, Bismark

5 përballjet e fundit direkte mes Laçit dhe Skënderbeut në kampionat kanë prodhuar 4 barazime dhe vetëm një fitore të bardhezinjëve

Për momentin vetëm 2 pikë i ndajnë dy skuadrat në renditje, dhe si Laçi ashtu edhe Skënderbeu kanë pësuar nga 3 humbje në 6 javët e para

Dejan Zarubica shënuesi më i mirë Laçit me 4 gola do të jetë mungesa e madhe e kurbinasve në këtë sfidë


Top Channel

You may also like