Laçi-Skënderbeu: Kushte perfekte, për 5 minuta nuk funksionon sistemi VAR

by admin
Spread the love

Laçi arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme përballë Skënderbeut, 3 pikësh që do të thotë shumë për renditjen e kurbinasve. “Panorama Sport” sjell momentet më pikante të përballjes mes Laçit dhe Skënderbeut.

* Ndeshja në qytetin e Laçit zhvillohej në kushte perfekte. Koha ishte shumë e mirë, gjithashtu edhe fusha e stadiumit, e cila pas ndërhyrjes ishte e një cilësie shumë më të mirë.

* Në stadium nuk mungonin edhe tifozët femra në radhët e Laçit, të cilat mbështesnin skuadrën e qytetit të tyre.

* Në momentin e dëmtimit, stafi mjekësor i fashoi menjëherë krahun Zylfijit dhe e nisi për në spitalin e qytetit për të kryer ekzaminimet përkatëse.

* Gjatë konfirmimit të penalltisë të Laçit, e akorduar nga Hamiti, trajneri i korçarëve e kalon këtë moment duke qeshur dhe duke thënë se është qesharake ajo penallti.

* E veçanta e takimit ishte se u luajtën plot 100 minuta lojë sepse u akorduan 6’ shtesë në të parën dhe 4’ në pjesën e dytë.

* Sistemi VAR pati një defekt, gjyqtari i takimit u njoftua nga asistenti që ishte caktuar në VAR se sistemi nuk funksiononte në momentin që u akordua penalltia.

You may also like