Laçi shpall ‘Qytetar nderi’ presidentin e Turqisë edhe sheshit i vihet emri Erdogan, kryebashkiakja i jep një dhuratë speciale dhe një porosi të veçantë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” gjatë vizitës së tij në përurimin e lagjen e rindërtuar në Laç. Titulli u akordua nga kryebashkiakja Majlinda Cara. Krahas atij institucional Cara i dhuroi Erdogan edhe një çmim personal me një porosi për të.

“Gjatë një takimi të shkurtër që kishim para se të vinim këtu i thashë që je qytetar nderi i Kurbinit dhe detyrimet ndaj Kurbinit i ka njësoj si të gjithë ne. Uroj ta mbash në zyrën tënde përjetë për gjithë bujarinë që keni treguar”, tha ajo.

Një nga banorët e lagjes së re, mbajti edhe një fjalim falënderues.

“Kujtoj dy vite më parë kur ne laçjanët endeshim pa shpresë dhe pa ëndrra. Nuk kishim shpresë por i drejtoheshim zotit, i drejtoheshim qiellit.

Dhe pikërisht në këto momente kryeministri i nderuar Edi Rama na dha forcë sepse kishte mikun Erdogan. Dhe gjithmonë populli shqiptar nuk e harron këtë. Nuk harron njëkohësisht as miqësinë dhe as dashurinë e popullit turk. Ka pasur pika takimi gjatë historisë”, deklaroi ai.

You may also like