Laçi sheh nga Europa, nën urdhrat e Mezanit kurbinasit kanë rigjetur grintën e zakonshme

by admin
Spread the love

Një nisje e dobët dhe më pas një rikthim në ecurinë e rezultateve pozitive. Laçi pati një start dramatik nën drejtimin e trajnerit Vukiçeviç. Mirëpo, me Mezanin në krye të pankinës, kurbinasit tanimë shohin nga Europa.

Statistikat tregojnë se kurbinasit kanë vetëm një fitore më pak sesa Tirana e vendit të dytë, mirëpo ajo që peshon shumë dhe rëndon bilancin është kolona e humbjeve. Kurbinasit kanë shtatë të tilla. Nën drejtimin e Mezanit sinjalet janë shumë pozitive me një ekip që rigjeti rezultatet dhe dalë ngadalë edhe sinjale për lojë premtuese.

Me gjithë humbjen në Kukës, kurbinasit treguan grintë dhe dëshirë për të fituar duke krijuar gjithashtu edhe raste për shënim. Me Shkurtajn e rikthyer dhe Mazrekajn të ardhur nga dëmtimi, manovra sulmuese plotësohet kur në janar trajneri Mezani do të ketë edhe shërbimet e Guindou.

Në fillim të sezonit, kurbinasit kanë vuajtur shumë edhe mungesat dhe dëmtimet e shumë lojtarëve, por edhe me Allën të rikthyer, tanimë ekipi ka një pikë referimi dhe mburojë edhe në prapavijë.

Pushimi i kampionatit tanimë i jep një mundësi më shumë trajnerit Mezani për të punuar më gjatë edhe me skuadrën dhe për të imponuar edhe idetë e tij të lojës dhe manovrat në fushë. Pas 15 javësh, me gjithë rezultatet e shumta negative, Laçi gjendet në vend të gjashtë me vetëm 9 pikë më pak sesa vendi i parë. Kësisoj, ecuria e fundit dhe dy fitoret radhazi me Mezanin në krye, e ngjitën skuadrën kurbinase në zonën që i afrohet Europës. / Oversport.tv

You may also like