Laçi rikthehet te fitorja, zhyt edhe më thellë Dinamon

by admin
Spread the love

Mund të quhet ndryshe një gol nga dhomat e zhveshjes ai që bëri Laçi për të marrë epërsinë e takimit. Diçka më shumë se 30 sekonda i kanë mjaftuar kurbinasve për të kaluar në avantazh falë golit të Guindo.

Kështu, që në fillim u krijua ideja se Laçi do të dominonte takimin dhe fitorja do të ishte shumë e lehtë. Vetëm pak minuta më vonë do të rrezikonin sërish portën, por pa arritur dot të finalizonin aksionin me gol.

Nga ana tjetër, Dinamo u përpoq të reagonte për të gjetur golin e baraspeshës me disa raste të mira shënimi, por as kryeqytetasit nuk ishin të qartë përpara portës. Për t’u vlerësuar në këtë takim edhe pritjet e dy portierëve Simon Simoni dhe Mario Dajsinani që bënë disa pritje të shkëlqyera.

Megjithatë, ky i fundit gaboi në minutën e 60-të kur një goditje e Fejzullas e gjeti të papërgatitur duke lejuar Dinamon të vendoste ekuilibrat e takimit. Më pas të dyja ekipet kërkuar të kalonin në epërsi për të marë tre pikët, por sërish dy portierët ishin vendimtar me pritjet e tyre.

Megjithatë, në minutën e 88-të Zarubica shënoi edhe golin e dytë për Laçin me anë të një 11-metërshi. Ky gol vulosi edhe rezultatin final të takimit duke i dhënë edhe tre pikët ekipit të Laçit.

Kështu, kurbinasit ngjiten në kuotën e 50 pikëve, ndërsa për Dinamon me këtë humbje shanset për mos të rënë nga kategoria janë shumë më të pakta. /oversport.tv

SUPERIORE – Java 29
Laçi-Dinamo 2-1
Shënues:
Guindo 1’, Zarubica (pen) 88’ / Fejzulla 60’

You may also like