Laçi: Koha e imponon që të kemi zgjedhje të parakohshme në vjeshtë

by admin
Spread the love




Gazetari Bekim Laçi, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, vlerësoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në vjeshtë, jo nga shkaku se janë marrë vesh partitë politike, por për faktin se një gjë të tillë e imponon koha.

“Unë mendoj se zgjedhjet në vjeshtë do të ketë jo nga shkaku se janë marrë vesh partitë politike. Më shumë besoj se koha e imponon një gjë të tillë, sepse e kemi një ngërç politik. Proceset kanë ngecur me Bullgarinë, nuk po shifet ndonjë lëvizje, e cila mund t’i zhbllokon proceset”, u shpreh Laçi.

Laçi më tej shtoi se vendit doemos i duhet të gjejë forca të reja politike. /SHENJA/


You may also like