Laçi: Golat e shpejtë na dëmtuan psikologjikisht, më vjen keq për tifozët

by admin
Spread the love

Erdhi në fushë për të zëvendësuar Keidi Baren e dëmtuar, megjithatë Qazim Laçi nuk arriti të bëjë asgjë për të shmangur një humbje turpëruese të kuqezinjve në “Wembley”, pavarësisht dy tentativave nga distanca në pjesën e dytë.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Kuqezi” në Supersport, mesfushori deklaroi se dy golat e shpejtë të Anglisë shpërqendruan jo pak skuadrën, teksa shprehu keqardhje për tifozët.

“Në momentin që u ngrita nga stoli, pësuam golin e parë dhe u prishën pak planet. Më pas erdhi edhe ai gol i dytë, që na dëmtoi shumë psikologjikisht dhe na shpërqendroi, ndaj përfunduam të humbnim me këtë rezultat.

E dimë të gjithë që Anglia ka një super ekip, megjithatë ne nuk e kishim menduar këtë rezultat dhe këtë paraqitje. U përqendruam të bënim më mirë, por nuk dolëm te loja që kishim përgatitur dhe na vjen keq më së shumti për tifozët, që ishin të mrekullueshëm edhe këtu”, tha Laçi.


Top Channel

You may also like