Laçi gjen pasuesin e Duros, kurbinasit rikthejnë në detyrë malazezin

by admin
Spread the love

Laçi ka zyrtarizuar pasuesin e Shpëtim Duros, me klubin kurbinas që ka vendosur t’i besojë sërish drejtimin e skuadrës, Dejan Vukicevic.

Malazezi është një emër i njohur për Laçin duke qenë se vetëm në sezonin e kaluar ishte në rolin e “timonierit” të skuadrës, por u shkarkua në fillimin e kampionatit prej rezultateve të dobta.

Megjithatë, këtë herë duket se presidenti Pashk Laska, beson se Vukicevic do të mund të ketë një rrugëtim të ndryshëm dhe të udhëheqë ekipin në kampionat aty ku sezonet e fundit, Laçi është futur me pretendime madhore duke mos menduar thjesht për prezencën në Kupat e Europës.

Vlen të theksohet se 54-vjeçari prej kohës kur u nda me kurbinasit nuk është angazhuar me ndonjë skuadër tjetër dhe kështu rikthehet të vijojë karrierën aty ku e ndërpreu vjet./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like