Laçi fiton ndaj Tiranës/ Me tre fitore kurbinasit e shikojnë veten në vendin e katërt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një penallti e akorduar me ndihmën e VAR-it në minutat e fundit të ndeshjes dhe një ekzekutim i saktë i Regi Lushkjas, bëri që Laçi të fitojë edhe ndaj kryesuesve të Tiranës dhe të rikthehet plotësisht në garën për titullin kampion.

Me tre fitore radhazi, kurbinasit e shohin veten në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt dhe vetëm 6 pikë larg kreut, teksa pikërisht sukseset ndaj Kukësit e Tiranës, konfirmojnë se edhe skuadra e Josës mund të garojë për titullin.

Nga ana tjetër Tirana bën shumë pak për të marrë fitoren në Laç dhe krijon shumë pak mundësi, duke humbur kështu rastin për t’u shkëputur në krye të renditjes dhe duke regjistruar humbjen e dytë sezonale.

Pas kësaj jave të 13-të të Abissnet Superiores, skuadrat që kanë përfituar kanë qenë ato të mesit të tabelës si Laci por edhe Partizani i cili fitoi derbin me Dinamon që gjithmonë e më tepër konfirmon krizën e sajë.


Top Channel

You may also like