Laçi e bën dramë në “Elbasan Arena”, Petrocub e eliminon me poker

by admin
Spread the love

Laçi ka zhgënjyer në sfidën përballë Petrocub dhe është eliminuar nga Conference League pasi është mposhtur me rezultatin 4-1. Në “Elbasan Arena” kurbinasit gjetën golin e avantazhit gjatë pjesës së parë, por në pjesën e dytë moldavët arritën të ndëshkonin Laçin katër herë.

Ishte Mentor Mazrekaj ai që kaloi Laçin në avantazh pas një kundërsulmi të bukur. Kapiteni i Laçit me një goditje të bukur çoi topin në rrjetë duke krijuar edhe idenë e një kualifikimi historik të Laçit.

Megjithatë, në pjesën e dytë, ishin miqtë ata që morën frenat e lojës në dorë. Cotogoi vendosi gjithçka në baraspeshë, ndërsa dopieta e Ambros i dha edhe goditjen më të fortë Laçit.

Ndërkohë që në fundin e takimit ishte Cojocaru që vulosi rezultatin final në 4-1. Kështu, pas eliminimit të Vllaznisë një tjetër ekip shqiptar largohet nga Kupat e Europës në turin e dytë. /oversport.tv

You may also like