Labënishti: Alternativa e ka bërë punën që e kërkonte momenti historik

by admin
Spread the love




Sekretari për Politika Strategjike në Alternativa, Arben Labënishti, në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për zhvillimet që ndodhën dje në vend, tha se Alternativa me katër deputetët e saj e ka bërë punën që e kërkonte momenti historik.

“Alternativa me 4 deputetët e saj në mënyrë shumë serioze dhe të vendosur ishte në parlament për të bërë punën e saj që e kërkonte momenti historike dhe e bëri. Ndërkohë që nuk është Alternativa ajo e cila do të duhet pët të kontrolluar deputetë apo individë të caktuar të cilët nuk janë pjesë e strukturës së aj politike. Ne kemi për detyrë të flasim këtu siç flasim sot, për realitetin e situtatës, për realitetin e gjërave, për konceptin dhe mishërimin që kanë individë dhe grupacione të tilla por nuk jemi ne ata me fjalë që në një situatë të tillë të marrim apo mund ti largojmë për të dalë nga një situatë kaq e vështirë që ndodhet aty”, ka deklaruar Labënishti. /SHENJA/


You may also like