La mandatin e deputetes, Duma: S’kam për t’ua falur kurrë hienave, goditjet që më bënin mua godisnin thellë në shpirt tim bir

by admin
Spread the love

Grida Duma ditën e sotme dorëzoi mandatin e deputetes. Në nëj konferencë për mediat ajo tha se gjatë periudhës që ka mbajtur këtë post është sulmuar dhe goditur personalisht nga mazhoranca.

Duma u shpreh se një nga gjërat që nuk do i falë kurrë politikës është goditja nën brez që i ka dhënë. Ish-deputetja theksoi se goditjet që ka marrë ajo personalisht e kanë goditur djalin e saj dhe kjo gjë do të jetë pengu më i madh i jetës.

“Nuk i jam larguar përgjegjësi edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Dhe pikërisht se nuk i gjetën aferat korruptive jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa që të më brejnë personalisht.

Vetë e kam ditur që do ta paguaj këtë kosto në një vend larg zhvillimit etik por shpesh do ta them dicka që kam nguruar ta them, sot do tju them se ka një gjë që nuk do ja fal vetes kurrë dhe nuk do t’ ja fal atyre, që do të jetë pengu i jetës time derisa të mbyll sytë.

Goditja që më bënit mua godiste pandërprerë dhe thellë tim bir në shpirt, nuk ja u kam falur kurrë dhe  nuk do tja harroj kurrë politikës tuaj së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën”, tha Duma.

Lexo lajme interesante

You may also like