La Liga detyron Barçën të shesë të tjera asete për regjistrimin e Lewandowskit me shokë

by admin
Spread the love

Barcelona nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të shesë një pjesë të aseteve të saj nëse dëshiron të regjistrojë në La Liga “blerjet” e rëndësishme të verës.

Për momentin, në La Liga ata nuk janë të bindur nga shifrat që Barça u ka paraqitur me aktivizimin e tri levave deri më tani dhe nuk japin siguri nëse klubi “Blaugrana” mund të regjistrojë emra të tillë si Kessié, Christensen, Raphinha, Koundé dhe Lewandowski. Pa harruar edhe Sergi Roberton, Gavin dhe Ousmane Dembélénë, që kanë rinovuar (ose do të rinovojnë) kontratat e tyre, por ende nuk janë regjistruar.

Kështu, Barcelona nuk ka zgjidhje tjetër veçse të aktivizojë një levë të re (do të jetë e katërta), pasi ka shitur të drejtat e ardhshme televizive në dy këste te fondi i investimeve Sixth Street dhe një pjesë të Barça Studios te Socios.com.

Përballë kësaj situate dhe pavarësisht se Laporta në prezantimin e Lewandowskit siguroi që sipas kritereve të vendosura situata ishte nën kontroll, ishin futur në arkat e klubit “868 milionë euro në dy muaj”, ka shumë gjasa që një pjesë tjetër e Barça Studios t’i jepet fondit të investimeve GDA Luma, në pronësi të Gabriel de Alba, pronar i Cirque du Soleil. Do të shitej 24.5% e Barça Studios për njëqind milionë euro./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like