LA Lakers dhe Miami Heat shkojnë në finale të konferencave

by admin
Spread the love

Los Angeles Lakers ka marrë një fitore të madhe ndaj Golden State Warriors me 21 pikë diferencë 122:101.

Kjo ishte fitorja e katërt e Lakers në gjashtë ndeshje dhe kësisoj me rezultat 4-2 shkojnë në finale të Konferencës së Perëndimit.

LeBron James ka qenë fantastik në këtë duel me 30 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime.

Me lojë të mirë u dalluan edhe Austin Reaves me 23 pikë, D’Angelo Russell me 19 të tjera si dhe qendra Anthony Davis që shtoi 17 pikë e 20 kërcime.

Stephen Curry ishte më efikasi te mysafirët me 32 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Lakers shkojnë në finale të Konferencës së Perëndimit, ku do të përballen me Denver Nuggets.

Në finale ka shkuar edhe Miami Heat, pasi ka eliminuar New York Cityn pas gjashtë ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Heat në ndeshjen e gjashtë triumfuan me katër pikë diferencë 96:92 në një sfidë ku shkëlqeu Jimmy Butler me 24 pikë.

Në finalen e Konferencës së Lindjes, Miami Heat do të përballet me fituesin e duelit Boston Celtics – Philadelphia 76ers.

 

You may also like