La dje shtëpinë e Big Brother, reagon për herë të dytë Valbona Mema. Ka një mesazh për banorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artistja e muzikës popullore, Valbona Mema la në gjysmë eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania ditën e djeshme. Për shkak të një problemi shëndetësor të motrës së saj, ajo vendosi të largohej menjëherë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasditen e djeshme, këngëtarja shqiptare reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, ku deklaroi se familja e saj është më e rëndësishme se loja e për këtë arsye ajo u detyrua të lërë në gjysmë eksperiencën e saj.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një videoje.

Por, kjo video u fshi shpejt nga Valbona, teksa arsyet nuk dihen ende. Ditën e sotme, këngëtarja ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale, ku ka vendosur që të shkruajë disa fjalë për banorët e tjerë të Big Brother VIP. Ajo ka shpërndarë një video ku banorët e përshëndesin, teksa krahas videos shkruan: “Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë.”

You may also like