Kylie Jenner po bëhet nënë për herë dyte, kjo është gjinia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Postimi i ri i 24-vjeçares ka bërë fansat të mendojnë se ylli dhe i dashuri i saj, Travis Scott, janë në pritje të një djali.

Ajo bëri një postim në InstaStory të mërkurën duke shfaqur një sedilje blu brenda një makine.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka bërë fansat të besojnë se kjo i referohet gjinisë së foshnjës së dytë.

Kylie ndërkohë në shtator njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë me reperin pas disa spekulimeve që qarkulluan në rrjet.

Që ku u zbulua shtatzënia e Jenner, ndjekësit e përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë të zëshëm në lidhje me atë që do të sjellë.

Themeluesja e Kylie Cosmetics nga ana tjetër ka edhe një vajzë të quajtur, Storm, nga lidhje me artistin.

Ajo erdhi në jetë në vitin 2019.

Kylie dhe Travis këto vite kanë qenë shumë të përfolur në tabloidet ndërkombëtare për uljet dhe ngritjet që kishin në marrëdhënien e tyre disavjeçare.


You may also like