Kyçyk: Reformat e brendshme janë shumë të nevojshme për suksesin e RMV-së

by admin
Spread the love




Eurodeputeti dhe bashkëkryesuesi i partisë ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës), Ilhan Kyçyk, porosit sot se, për liberalët është më e rëndësishme që zgjerimi i BE-së të vazhdojë, sepse kjo mund të kontribuojë në transformimin e shoqërive dhe ekonomive në vendet si Maqedonia e Veriut.

Ai, në konferencës që organizoi PLD para kongresit partiak, theksoi se, Maqedonia e Veriut shënon stabilitet kur bëhet fjalë për reformat e brendshme, ndërsa reformat siç tha ai, nuk janë vetëm për të mirën e politikanëve, por edhe për të mirën e gjithë vendit, por posaçërisht për gjeneratat e ardhshme.

“Më vjen mirë që Maqedonia e Veriut shënon stabilitet kur bëhet fjalë për reformat e brendshme, sepse ato janë aq shumë të nevojshme për suksesin e vendit. Reformat nuk janë vetëm për të mirën e politikanëve, por janë e mira e gjithë vendit, por më së shumti për gjeneratat e ardhshme. Evropa po ndryshon, shpresojmë për më mirë dhe bën reforma të veta. Për neve liberalëve është më e rëndësishme që zgjerimi të vazhdojë sepse me të vërtetë vlerësojmë se, ajo mund të kontribuojë për vendet si Maqedonia e Veriut që t’i transferjnë shoqëritë e tyre dhe ekonomitë, por gjithashtu edhe të jenë pjesë e famijes më të madhe”, theksoi Kyçyk.Në konferencë mbajti fjalim edhe kryetari i PLD-së, Goran Milevski, i cili theksoi se, është e domosdoshme që vendi t’i tejkalojë bllokadat vendore që sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me BE-në.


You may also like