Ky vend në Tiranë u bë “Menam” që ditën e parë dhe tani lajmi ka marrë dhenë – Revista Who

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka një vend të ri në Tiranë ku jo vetëm hahet mirë, por shërbehet me lopatë. Po, po e lexuat mirë, me lopatë, prandaj ka emrin “Menam”.

Sigurisht bëhet fjalë për vegël kuzhine, po kjo nuk ka shumë rëndësi.

Ermali dhe Ami e sollën këtë surprizë për të gjithë, krejt papritur dhe me krenari. Dukshëm dhe sensi i humorit në idejimin e këtij destinacioni të ri, vjen nga aftësitë e Mamaqit.


Restoranti “Menam” në pronësi të çiftit të njohur, nuk mund të niste pa mbështetjen e VIP-ave. Në hapjen e tij nuk munguan sa e sa personazhe publikë të cilët testuan të parët ushqimin e mirë, përgjithësisht atë detit.

Dhe për t’i hapur ‘namin’ tamam, Ermali mori lopatën e i shërbeu vetë klientëve të parë.

Në Tiranë ka goxha vende të mira për të ngrënë, po ky me siguri do vendoset shpejt në krye të listës, si më i veçanti.

You may also like