“Ky vend duhet pastruar nga mbeturinat në qeveri, parlament”. Shpërthen Mentor Kikia dhe ngre shqetësimin e madh: E trajtojnë atdheun si lopë për ta mjelë

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetet sociale teksa flet për angazhimin e tij 13-vjeçar në mbrojtje të mjedisit, ngre shqetësimin se Shqipëria në nevojë për t’u pastruar edhe nga ‘mbeturinat në qeveri, parlament dhe selitë e partive’.

Postimi i plotë:

“13 vjet perkushtuar nje misioni!

Ne 13 vjet bashkepunim me mijera te rinj, burra e gra, per nje kauze kaq te madhe sa c’eshte mjedisi.

Per 13 vjet kemi punuar fort duke pastruar, kemi ngritur zerin ndaj qytetareve pa qytetari, ndaj pushtetit dhe qeverise pa pergjegjesi e pergjegjshmeri.

Sot jam krenar qe ne krijuam nje kulture per vullnetarzimin, perkunder vullnetarizmit te urdheruar nga qeverite per nepunesit, policine dhe nxenesit.

Sot jam krenar qe kemi ndikuar ne ndryshimin e mentalitetit te nje pjese te konsiderueshme te qytetareve ne raport me mjedisin.

Por ka ende shume per te bere….

Na duhet ende shume pune te edukojme qeverisjen qendrore dhe vendore.

Faleminderit shume e shume njerezve te mire qe zgjodhen ta japin keshtu kontributin per vendin e tyre. Perkunder nje politike hipokrite, mashtruese, zhvatese, intrigante…. Ne kemi zgjedhur te ngrejme zerin e protestes me pune.

Ky vend nuk duhet pastruar vetem nga mbeturinat ne rruge e plazhe, por edhe nga mbeturinat ne qeveri, parlament dhe selite e partive.

Ky vend ka nevoje per njerez te ndershem dhe qe e duan vertet dhe jo te trajtojne Atdheun si lope per ta mjel.” tha ai.

You may also like