Ky pritet të jetë formacioni startues i Kosovës për ndeshjen ndaj Suedisë

by admin
Spread the love

Kosova do të përballet sot me Suedinë në kualifikueset e Kupës së Botës.

“Dardanët” kanë udhëtuar dje për në Stokholm, atje ku synohet vetëm rezultati pozitiv edhe pse do të jetë vështirë ndaj një kundërshtari siç është Suedia.

Prej fillimit të javës përfaqësuesja është përgatitur në Kosovë për ndeshjen e vështirë ndaj Suedisë. Grupi i lojtarëve është kompletuar vetëm të enjten.

Megjithatë, një motiv shtesë për futbollistë e Kosovës pritet të vjen nga tribunat, atje ku një numër jashtëzakonisht i madh i “Dardanëve” do të jenë prezentë në stadium, me shqiptarët që jetojnë në Suedi që kanë siguruar biletat e tyre për këtë takim prej kohësh.

Ky pritet të jetë formacioni i kombëtares tonë në ndeshjen e sotme.

KosovaMuriç, Vojvoda, Rrahmani, Fazlijo, Hadergjonaj, Rashani, Loshaj, Dresevic, Bytyqi, Rashica dhe Muriqi.

You may also like