Ky kanal televiziv e transmeton direkt superderbin italian: Juventus-Napoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sonte do zhvillohet përballja interesante mes Juventusit dhe Napolit, në kuadër të xhiros së 20-të në Seria A.

Ndeshja momentalisht ndodhet në dyshime nëse do zhvillohet, shkaku i rasteve pozitive me COVID-19 te “Napolitanët”.

Sidoqoftë, Napoli kërkon pikët e plota në këtë takim ngase është duke garuar për titull, derisa Juventus është në garë për top katër.

Pavarësisht që dje ka pasur raportime se Amir Rrahmani nuk do luaj, sipas mediave italiane pritet të jetë titullar ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Takimi fillon prej orës 20:45 dhe transmetohet direkt në Arena Sport1 (Art Motion).

You may also like