Ky është Vip-i më i kërkuar në internet në vitin 2022

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për këtë vit. Amber kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.

LEXO EDHE KETE

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

Aktori Johnny Depp, është në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj. Në vendin e tretë qëndronte mbretëresha e ndjerë Elizabeth me 4.3 milion kërkime në Google.

Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk. Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar me 4.06 milionë klikime në muaj.

Kim Kardashian dhe ish-i i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht. Themeluesja e SKIMS dhe SKNN, u kërkua 3.4 milionë herë në muaj në vitin 2022.

Pete Davidson, nga ana tjetër, grumbulloi një mesatare mujore prej 3.2 milionë klikime. Miliarderi i teknologjisë Elon Musk u rendit i shtati në listë, duke grumbulluar 3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA.

Ndërkaq, Will Smith u rendit i teti në listë, me 3.15 milionë kërkime mujore. Në vendin e nëntë dhe të dhjetë ishin Millie Bobby Brown nga fama e “Stranger Things” dhe ylli i “Euphoria” Zendaya. Aktoret u kërkuan në Google përkatësisht 2.78 milionë dhe 2.71 milionë herë./Botapress.info/

You may also like