Ky është shteti i parë aziatik që do të ndaloje konsumin e mishit të qenit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Koresë së Veriut, Moon Jae in ka ngritur mundësinë e ndalimit të ngrënies së mishit të qenve në vendin e tij, një praktikë tradicionale kjo që është bërë një siklet i madh ndërkombëtar. Mishi i qenit ka qenë prej kohësh pjesë e kuzhinës koreano veriore me rreth 1 milionë qen që besohet se konsumohen cdo vit, por përdorimi i këtij mishi ka ardhur në rënie pasi gjithnjë e më shumë njerëz i shohin këto kafshë si miq të mirë e jo më si bagëti… Praktika është tabu mes gjeneratave të reja dhe presioni nga aktivistët që mbrojnë të drejtat e kafshëve është rritur. “A nuk ka ardhur koha që me maturi të marrim në konsideratë ndalimin e konsumit të mishit të qenve”, e pyeti presidenti kryeministrin e vendit gjatë një takimi të përjavshëm. Edhe vete presidenti Moon Jae-in është në fakt adhurues i qenve dhe mban disa qen në pallatin presidencial, përfshirë një qen që vetë ai e shpëtoi pasi ishte ulur në detyrë. Në korenë e veriut ka një ligj për mbrojtjen e kafshëve, që synon kryesisht parandalimin e masakrimit të qenve dhe maceve por nuk ndalon konsumin e mishit të tyre.

You may also like