Ky është numri i njerëzve që morën pjesë në protestën e PSD-së, KMDLNJ: Kanë marrë pjesë rreth 3000 protestues

by admin
Spread the love

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka konfirmuar se në protestën e sotme që u organizuar nga PSD-ja për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, kanë marrë pjesë rreth 3000 protestues.

Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se nuk janë respektuar masat anti-Covid dhe distanca sociale.

Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit të mirë të protestës sikur edhe shkaku i sjelljes së mirë të policëve që mirëmbanin rendin. Është me rëndësi që asnjëra palë, protestuesit e as policia nuk ndërmorën ndonjë veprim për tensionim të situatës duke kontribuar që protesta të jetë paqësore.

Sipas vëzhguesit të KMDLNj- së në këtë protestë , numri i protestuesve ishte 2500 – 3000 protestues. KMDLNj vlerëson se në këtë protestë janë shkelur rregullat anti COVID sepse nuk përfillej distanca sociale. Në fund të protestes janë hudhur drejt objektit të qeverisë poça elektrike dhe qirinj për të simbolizuar terrin dhe dritë”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Sot në Prishtinë nga PSD u organizua një protestë kundër shtrenjtimit diskriminues të energjisë elektrike që po e propozon ZRRE dhe e cila, pas marrjes së komenteve formale do të hyjë në fuqi pas datës 31 janar e që nënkupton se faturat për muajin janar do të jenë me çmim që sigurisht do të jetë i papërballueshëm për shumicen e qytetarëve të Kosovës. 

Protesta ishte e qetë për shkak të organizimit të mirë të protestës sikur edhe shkaku i sjelljes së mirë të policëve që mirëmbanin rendin. Është me rëndësi që asnjëra palë, protestuesit e as policia nuk ndërmorën ndonjë veprim për tensionim të situatës duke kontribuar që protesta të jetë paqësore. Sipas vëzhguesit të KMDLNj- së në këtë protestë , numri i protestuesve ishte 2500 – 3000 protestues.

KMDLNj vlerëson se në këtë protestë janë shkelur rregullat anti COVID sepse nuk përfillej distanca sociale. Në fund të protestes janë hudhur drejt objektit të qeverisë poça elektrike dhe qirinj për të simbolizuar terrin dhe dritën.

KMDLNj është kundër rritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike sipas ZRRE dhe kërkon një rritje lineare të çmimit të rrymës që do të ishte i përballueshëm për qytetarët e Kosovës, pa bërë asnjë dallim.

Blloku më i ulët tarifor nuk duhet të jetë nën 1000 – 1200 kË. KMDLNj kunërshton ashpër mospërfshirjen e katër komunave të Veriut në skemën e faturimit e që e pranoi edhe kryesuesi i ZRRE, Ymer Fejzullahu.

KMDLNj kërkon hetime nga Prokuroria e Shtetit për legalalizim të diskriminimit të konsumatorëve sipas parimit etnik e që e konsideron si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe dhunimit të ligjit që garanton barazinë e të gjithë qytetarëve , pa bërë asnjë dallim.

Të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe Qeveria e Kosovës duhet të respektojë ligjet në fuqi. KMDLNj, disa herë ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të natyrës sociale për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Me gjasë, këto protesta duket se mund të masivizohen në të ardhmën e që mund të ndikojnë edhe në përkeqësim të gjendjes politike dhe të sigurisë.

KMDLNj e ka të qartë se Qeveria e sotme e Kosovës nuk ka mundësi të krijojë kushte për rritje të shpejtë dhe të dëshiruar të gjendjes ekonomike por ka mundësi dhe detyrim të pengojë përkeqësimin e kësaj gjendjeje ndërsa rritja e paralajmëruar e çmimit të rrymës e që në mënyrë zinxhirore do të rrisë edhe çmimet tjera që, në ndërkohë janë rritur konsiderueshëm, pashmangshëm ndikon në varfërimin galopant të shtresave më të rrezikuara të qytetarëve të Kosovës.

KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të kërkojë bashkëpunimin më të ngushtë me opoziten, ta respektojë më shumë opoziten në mënyrë që të gjindet një zgjidhje që të tejkalohet situata e rëndë ekonomike sikur edhe të pajtohen për arritjen e një konsensusi politik dhe nacional për proceset politike me të cilat do të përballet Kosova ne një të ardhme të afërt e që nuk do të jenë aspak të lehta.

Lexo lajme interesante

You may also like