“Ky është një turp i madh”, Dashamir Shehi flet nga Kuvendi

by admin
Spread the love

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur në Kuvend për përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Shehi tha se i ka bërë çudi që kaq rëndësi paska topi në Shqipëri që bëhet kaq zhurmë.

Deklarata e Shehut:

“Është një sherr pafund, por i pajustifikuar dhe moral brenda. Nuk është puna a është burrë i mirë apo i keq ai te federata. Por nëse duhet hequr gjenden format dh mënyrat për të larguar një nga posti.

Me atë gjuhë që përdor ai kryetari i bashkisë, është gjuha për ti dhënë krah dhunës, agresiviteti, injorancës. Ky është një turp i madh. Kaq rëndësi paska topi në Shqipëri që bëhet kaq zhurmë. Më lind me të drejtë dyshimi, kur për një federatë si kjo e Shqipërisë bëhet gjithë kjo hata imagjino ç’të bëni ju për zgjedhjet. Kjo më tremb mua. Do doja të reflektoni për këtë fenomen. Kjo sallë është përdorur me të gjitha fjalët e këqija për politikën e madhe. Çfarë do bëhet për zgjedhjet që janë pa asnjë muaji, apo për të tjerat”, deklaroi Shehi.

You may also like