“Ky është një skandal”, Myslim Murrizi ironizon vizitën e Ramës në Egjipt

by admin
Spread the love

Ish deputeti Muslim Murrizi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Egjipt. Murrizi me anë të një postimi në rrjetet sociale ironizon pritjen zytare që iu bë Ramës, duke thënë se ceremonia ishte “madhështore”, por që mungonte flamuri Kombëtar i Shqipërisë.

“Nuk di si eshte mdjere Rama dhe ministrat e ministreshat qe e shoqeronin kur banda frymore shteterore Egjiptiane luante himnin tone Kombetare, dhe para fytyres se Rames valviteshin 4-5 flamuj te ndryshem Egjiptian” shkruan ai.

Postimi i plotë i Murrizit:

“Rama pritet ne Egjipt me ceremoni madheshtore” por pa flamurin tone Kombetare

Nuk di kush eshte ambasador i Shqiperise ne Egjipt ,por cilido nga soj i ketyre qe mund te jete se nuk ka si te jete ndryshe, duhet ti vij turp qe nuk ka mundesuar nje flamur Kombetar te Shqiperise aty

Nuk di si eshte mdjere Rama dhe ministrat e ministreshat qe e shoqeronin kur banda frymore shteterore Egjiptiane luante himnin tone Kombetare, dhe para fytyres se Rames valviteshin 4-5 flamuj te ndryshem Egjiptian

Ne Tirane kur vjen kryeministri apo presidenti i kujdo Shteti, nuk ngelet shtylle e pishe neper rruget ku do kaloj delegacioni pa flamuj kombetare te shtetit mik

Nese ka qene vizite zyrtare e Rames dhe tufes qe e shoqeronte, ky eshte skandal dhe inferioritet Kombetare i plehrave qe drejtojne Shqiperine si pengje dhe skllever te pisllikut te tyre

Nese eshte vizite private per pazar te radhes, per biznes apo per te strehuar parate e vjedhura, atehere nuk ka pse na çajne trapin duke na e shfaqur neper media por ta ruajne ne albumin e tyre njelloj so vd e darkes tek Nusreti e ta shohin me nostalgji kur te shkojne ne te semes siç kane shkuar te gjithe funderrinat e ketij vendi prej 500 vitesh.”-shprehet Murrizi.

Lajme interesante

You may also like