Ky është mërgimtari shqiptar nga Zvicra që e fitoi një veturë me zero-zero kilometra

by admin
Spread the love

Bashkatdhetari me vendbanim në Bernë të Zvicës, Afrim Rashiti nga Gjilani, është fituesi fatlum i një veture të llojit “SEAT Ibiza Style” nga zinxhiri austriak i dyqaneve të mobiljeve “Mömax”

Gëzimi për familjen shqiptare ishte i madh dhe ajo e kishte vështirë ta besonte se fati ishte në anën e saj, që të fitojnë një SEAT Ibiza Style krejt të ri, me zero-zero kilometra.
Pjesëmarrja në shortin e madh në të shtatë filialet gjatë javëve së përvjetorit ishte e madhe. Nga shumë hyrje dhe pjesëmarrës online, zana që sjell fat nxori një fitues nga filiali në Schönbühl.

Ditë më parë, menaxheri i filialit, Kosovë Ramadani, nga “Mömax Schönbühl”, ia ka dorëzuar çelësin e automjetit të ri fituesit të çmimit, Afrim Rashiti nga Berna, në partnerin bashkëpunues Auto Lerch AG në Rothrist.

Kompania e uron fituesin dhe shumë kënaqësi ngarje me veturën e re.

Menaxheri shqiptar i filialit, Kosovë Ramadani, enkas për portalin “Shtegu.com” ka deklaruar: “Ju faleminderit që keni gjetur kohë për të shpallur një artikull të tillë. E përgezoj nga zemra edhe njëherë fituesin Afrim Rashiti dhe jam shumë i kënaqur që kësaj here shpërblimin e makinës e fitoi një klient i yni i qendres Mömax Schönbühl, shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi kënaqsinë dhe të gezojmë bashkë me klientet tanë shpërblime të ndryshme që i ofrojmë për çdo vit, si në pikat e qendrave tregtare po ashtu edhe në rrjetin tonë Mömax.ch. Ju faleminderit. Me respekt Kosovë Ramadani”.

You may also like