“Ky është Luli edhe për 3 ditë”, Jozefina Topalli: Vendos edhe tela me gjemba e bëje tokë e xanun

by admin
Spread the love

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, reagon pas situatës të krijuar në selinë e Partisë Demokratike, ku është raportuar se kryetari Lulzim Basha, ka vendosur të blindojë dyer e dritare, në një tentativë për të ndaluar futjen me forcë të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij.

Topalli ironizon Bashën, duke thënë se sot në 31-vjetorin e lindjes së gazetës Rilindja Demokratike, ai ka vendosur të mbyllë selinë duke vendosur bavam shula e drynj.

“Lul, nesër ke mundësi të vendosesh edhe tela me gjemba në oborr, të hapësh edhe gropa që armiku të bjerë brenda, të marrësh edhe shpata për luftë me anëtarët e partisë, Kryetar i të cilëve ke qenë… dhe në ballë të vendosësh një pllakë me shënimin- ‘Tokë e zënë’”, shkruan ndër të tjera Topalli.

Postimi i plotë:

Toke e xanun”. Ne diten e 31 vjetorit te lindjes se gazetes “Rilindja Demokratike”, lb ka nxjerr jashte stafin e saj.
Blindimi i dyerve, dritareve dhe moslejimi i deputeteve per te hyre ne shtepine e tyre eshte gjeja me e pa imagjinueshme qe ndodhi po sot.

Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe karriga e kryeterit te ruhet me brava, shula, drynj apo fortifikim.
Cdo shqiptar turperohet kur sheh skena si keta te lulzimit. Njeriu qe i thote vehtes se kam formim perendimor mendon se vota zevendesohet me brave. Ne fakt nuk eshte per te qeshur edhe pse eshte komike.

Perftyroni te huajt qe lexojne per blindim te godines te nje force politike nga Kryetari i shkarkuar nga rreth 4500 delegate; dhe i rikonfirmuar ky shkarkim nga 45 mije anetare te Pd.

Kete akt te pa degjuar sot ne bote, as ne historine e njerezimit mund ta ndermarrin vetem te semure mendore; njerez te marre peng; njerez qe mbrojne pasuri mbi 150 milion euro; njerez gjobevenes apo njerez qe i kane te gjitha keto bashke.

Lul, neser ke mundesi te vendosesh edhe tela me gjemba ne oborr, te hapesh edhe gropa qe armiku te bjere brenda., te marresh edhe shpata per lufte me anetaret e partise, Kryetar i te cileve ke qene.. dhe ne balle te vendosesh nje pllake me shenimin- “Toke e zene”!
Nuk eshte Fiction kjo qe po shohim…Ky eshte luli, edhe per 3 dite”, shkruan Topalli.

You may also like