Ky është lojtari më i fortë deri tani në BBV, shkon në finale

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë nga nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, banorët kanë nisur të mendojnë që tani për finalen e madhe dhe banorët që do të qëndrojnë deri në ditën e fundit në shtëpi. E për këtë kanë biseduar së fundmi dy nga konkurrentet e këtij edicioni, Olta dhe Efi.

Dyshja bien në unanimitet me njëra-tjetrën kur flasin për të paktën një prej banorëve që do të shkojë finale dhe sipas tyre ai është këngëtari Luiz Ejlli. Olta dhe Efi e konsiderojnë banorin si një nga lojtarët më të fortë në shtëpinë e Big Brother për momentin, edhe pse kanë kaluar pak ditë nga nisja e tij.

Efi: “Ai është lojtari më i fortë deri tani këtu brenda”.

Olta: “Po s’e kemi dyshim këtë gjë. Të gjithë në finale e mendojmë”.

Kujtojmë që në shtëpinë e Big Brother VIP nuk kanë munguar as debatet e forta mes banorëve, ku përplasja e fundit mes Gent Hazizajt dhe Olta Gixharit ka përfshirë të gjithë shtëpinë. Banorët janë ndarë në dy grupe, ku një pjesë e tyre mbështesin Oltën, ndërsa pjesa tjetër ka dalë hapur në krah të Gentit.

You may also like