Ky është lojtari kryesor që pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e tetorit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lirim Kastrati po shkëlqen te Legia Varshava, megjithatë, sipas raportimeve futbollisti kosovar nuk do të mund që t’i ndihmojë Kosovës për ndeshjet e tetorit, shkruan Insporti.com

Deri tani, Kastrati ka zhvilluar katër ndeshje me skuadrën polake, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet përsëri në arenën ndërkombëtare në fillim të tetorit, ku do të zhvillojë ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Greqisë, në kuadër të Grupit B, për kualifikime drejt “Katar 2022”.

Me datë 9 tetor, Kosova luan ndaj Suedisë si mysafirë, në ndeshjen që starton me fillim nga ora 20:45. Kurse, me 12 tetor, në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Gjeorgjinë.

/Insporti.com

You may also like