Ky është futbollisti që theu rekordin e Ansu Fatit tek Spanja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dy herë kampioni i Evropës dhe një herë i botës, Kombëtarja spanjolle ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit, shkruan Insporti.

Pjesë e listës do të jetë edhe talenti 17 vjeçar i Barcelonës, Gavi, që do të debutojë me Spanjën.

Mesfushori i lindur në vitin 2004 po shkëlqen me ekipin katalanas, dhe e ka mundësinë t’i shfaqë atributet edhe në ndeshjet me Kombëtaren.

Kjo paraqitje do ta bënte atë lojtarin më të ri ndonjëherë që luan për Spanjën, duke mundur rekordmenin aktual, Angel Zubieta (17 vjeç e 284 ditë). Duke mos harruar se Ansu Fati ishte lojtari i dytë më i ri që bëri debutimin e tij me Spanjën kur ishte 17 vjeç e 308 ditë.

Ndryshe, Spanja takohet me Italinë nesër me fillim nga ora 20:45. /Insporti.com

You may also like