“Ky artikull u dedikohet gjithë femrave që bien, por që e gjejnë edhe forcën për t’u çuar sërish”

by admin
Spread the love

“Ky artikull u dedikohet gjithë femrave që bien, por që e gjejnëedhe forcën për t’u çuar sërish; gjithë femrave të lënduara, por që nuk dorëzohen. Ky artikull u dedikohet femrave që qajnënatën, në heshtje, por pastaj e përballojnë gjithë ditën me buzëqeshje në fytyrë. U dedikohet femrave që luftojnë, që iadalin mbanë të vetme, me guxim dhe dinjitet. U dedikohet femrave që dinë t’i mbledhin fragmentet e jetës së tyre, që dinët’i organizojnë copëzat e ekzistencës, që dinë të dhurojnëdashuri pavarësisht lëndimeve.

Ky artikull u dedikohet femrave që dinë t’i tejkalojnë frikërat dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. U dedikohet femrave që shfaqin nëçdo moment dinjitetin e tyre, buzëqeshjet dhe lirinë. Mos hiqni dorë asnjëherë nga personi që përfaqësoni, mos hiqni dorë nga liria juaj, sepse kush ju do vërtet, nuk ju bën të ndiheni inferiore, nuk ju keqtrajton, nuk jua kufizon lirinë dhe nuk synon t’ju ndryshojë.

Mos u mahnisni nga dikush që thotë se ju do, por pastaj tregon egoizëm dhe xhelozi. Mos u mahnisni nga dikush që ju kërkon mijëra të falura, kur ju ka lënduar shumë, edhe pse në fillim premtonte se ju donte. Mos u mahnisni nga dikush që ju nis lule, kur kohët e fundit ju ka ulur dhe poshtëruar. Mos u mahnisni nga dikush që në vend që t’ju mbrojë dhe respektojë, ju bën tëndiheni të frikësuara. Dhuna nuk justifkohet asnjëherë, në asnjërast, për asnjë arsye.

Ky artikull u dedikohet femrave të mrekullueshme. Jini të forta, guximtare, të pavarura. Mos kini frikë për të luftuar për gjërat qëmeritoni dhe për ato që ëndërroni. Jini gjithçka që doni të jeni.Urojmë që çdo femër të mund të ketë dashurinë dhe respektin qëmeriton, përherë, në 365 ditë të vitit”. – Chiara Trabalza

You may also like