Kvaratskhelia: Bëj gjithçka për t’i bërë të lumtur tifozët e Napolit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mund të themi se Kvicha Kvaratskhelia është një nga lojtarët e momentit tek Napoli i Spallettit. Një nga faktorët kryesorë që napolitanët kryesojnë tabelën e Serie A dhe kaluan grupet e Champions në vendin e parë është padyshim gjeorgjiani. Në një intervistë, Kvara foli për sezonin e tij me Napolin.

“Tifozët e Napolit më inkurajojnë shumë, ata duan foto dhe autografe. Është një përgjegjësi e madhe për mua të marr kaq shumë dashuri. Unë bëj gjithçka për t’i bërë ata të lumtur. Gjëja e parë që vura re kur mbërrita ishte se këtu jeton futbolli.”

“Nuk e kam menduar kurrë se do të luaj në Champions League. Kur debutova e kam dëgjuar himnin si fëmijë, ishte ëndrra ime. Spalletti është një person interesant, pozitiv dhe një trajner fantastik. Mësoj shumë dhe nga shokët e skuadrës, të gjithë janë shumë të fortë. Ne jemi një familje e madhe që luajmë çdo tre ditë. Tek ne ka një atmosferë pozitive dhe në dhomat e zhveshjes.” – tha më tej Kvaratskhelia. /oversport.tv Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like