Kuzeska: 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencion për faturat e energjisë elektrike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në konferencë për media tha se me masa dhe politika të përgjegjshme dhe me kohë është arritur që të mbrohet standardi i qytetarëve me rritjen më të vogël të energjisë elektrike prej 9.48 %.

“Edhe pse opozita paralajmëroi rritje deri në 40%, gjë që tregoi paaftësinë e saj. Për mbrojtje shtesë të qytetarëve me të ardhura më të ulëta, Buxheti siguron mjete për ndihmë për familjet në nevojë. Me 60 milionë denarë ndihmë financiare, 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencione për faturat e energjisë elektrike”, tha Kuzeska. /SHENJA/


You may also like