Kuvendi sot mban seancë plenare për pikat e papërfunduara

by admin
Spread the love

Kuvendi sot nga ora 12:00 do të mbajë Seancë plenare, ku do të vazhdohet diskutimi për pikat e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor të vitit 2022, si dhe 18 janar të këtij viti.

Më poshtë mund të lexoni pikat që janë në rend dite:

  1. Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022:
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
  4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
  7. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Konfliktet Administrative,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekspertët Gjyqësor,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor,
  8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
  11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
  12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
  13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
  15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  16. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
  17. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
  18. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  19. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  21. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

You may also like