Kuvendi nuk e miraton marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e sistemit të ndihmës sociale

by admin
Spread the love

Me vetëm 75 vota për, 13 kundër, deputetët nuk e kanë miratuar marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend, raporton Ekonomia Online.

Kjo
marrëveshje u përkrahj nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, por që u
kundërshtua nga LDK-ja.

Ministri
i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera totale e
marrjes së kredisë për reformë është 47 milionë euro.

“Vlera
totale e projektit prite të kap shumën deri në 47 milionë euro dhe do t’i
mundësojë Qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetin e asistencës
sociale. Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e
qeverisë të cilat shkojnë drejtë familjeve në nevojë. Si dhe avancimin e
integruar të familjeve me asistencë sociale në mënyrë që të krijohen mundësia
që të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raste të ngjashme
sikur kishim tash në krizën e pandemisë”, tha ai.

Pro
këtij propozimi u shpreh VV-ja. Deputeti i kësaj partie, Armend Muja tha se ky
projektligj ka interes edhe programor, por edhe avancim të shanseve të barabarta
për barazinë sociale.

“Ne
si grup parlamentar e mbështesim këtë projektligj për arsye se ky projektligj
tenton të përmirësojë barazinë dhe rrjetin e sigurisë sociale. Disa prej
kompontentave që i ka ky projektligj janë me interes programor dhe avancimin e
shanseve të barabarta, por edhe të njëjtën kohë barazi sociale”, deklaroi ai.

Mbështetje
ofroi edhe Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Mërgim Lushtaku.

“E
shohim të nevojshme të këtë një mbështetje, megjithëse ka mundësi që të ardhmen
të ketë përmirësime që i kemi kërkuar edhe në Komisionin për buxhet, punë dhe
transfere”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi detaje për marrëveshjen dhe qëllimin e reformës, ndonëse i dha përkrahje kësaj marrëveshje.

Por, kundër kësaj marrëveshje u shprehë Grupi Parlamentar i LDK-së. Deputeti i kësaj partie, Avdullah Hoti, tha tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që të merren kredi për pagesa të skemave sociale.

Kjo
marrëveshje ndërkombëtare është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Financave,
Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që është në
kuadër të Bankës Botërore.

You may also like