Kuvendi në terr informativ për dorëheqjen e Ramës, Lekaj kërkon përgjegjësi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për Ekonomia Online ka bërë
të ditur se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës
së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Terr informativ dhe veprim të ngutshëm po e quan ai gjithë procesin, madje
po e konsideron si shkarkim nga presidentja Vjosa Osmani e jo dorëheqje nga
Rama.

Lekaj thotë se në këtë proces mund të jenë bëë shkelje, duke kërkuar debat
në Kuvend e sqarime nga presidentja e Qeveria.

“Sa i përket shkarkimit të komandantit mendoj që në këtë drejtim është në
terr informativ as si Parlament nuk kemi informatë dhe është dashtë që kjo të
mos bëhet me nguti përpos që nëse ka pasur ndonjë krizë përbrenda FSK-së dhe në
këtë drejtim sikur çdo vendim tjetër që Qeveria Kurti me nguti po e merr dhe po
krijon huti te qytetarët, por edhe te Parlamenti”.

“Ne lusim Qeverinë Kurti që mos të marrin vendime të tilla edhe pse ky
vendim është marrë nga presidentja Osmani, por që të debatohet dhe të jemi të
informuar. Mendoj që nuk ka qenë kaq e ngutshme që të bëhet ky veprim. Me
siguri që përbëjnë edhe shkelje dhe në ditët në vijim do të informohemi për
procedurat që janë marrë dhe do të debatohet edhe në Parlament”, tha Lekaj.

Rama dha dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së, përderisa ndërrimi i
komandës u bë në një ceremoni shumë private e pa praninë e medieve.

FSK-në tash do ta udhëheq gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

You may also like