Kuvendi miratoi ligje për huamarrje me kredi nga institucionet ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Deputetët në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 136-të e votuan Propozim-ligjin për huamarrje me kredi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Organizatës  së vendeve eksportuese të naftës sipas Marrëveshjes për hua për Programin e qëndrueshmërisë dhe rezistencës, me procedurë të shkurtuar.

Siç qëndron në arsyetimin e Propozim-ligjit të publikuar në ueb faqen e Kuvendit, vlera e përgjithshme e huasë së Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEK, arrin 50.000.000 euro. Afati i pagesës është 10 vjet, me grejs periudhë të përfshirë prej dy vitesh. Norma e interesit është EURIBOR gjashtëmujore e rritur për margjinat prej 1,7 për qind. Huaja do të paguhet në 16 këste gjysmëvjetore të cilat mbërrijnë për pagesë  më 15 janar dhe 15 korrik, duke filluar nga 15-të janari i vitit 2026.

“Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajnë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim OPEK provizion të njëfishtë në vlerë prej 0,25 për qind nga vlera e huasë. Ky provizion për këtë hua arrin 125.000 euro dhe do të paguhet në mënyrë të njëfishtë nga mjetet e huasë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar OPEK provizion në vlerë prej 0,25 për qind nga pjesa e pakthyeshme e huasë në nivel vjetor”, qëndron në kumtesë.

MARKETING



You may also like