Kuvendi mban dy seanca, Kusari-Lila arsyeton mospërmbushjen e agjendës, “Open Ballkan” e quan pengesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se këtë javë mbahen për dy seanca të enjten dhe të premten, raporton Ekonomia Online

Të enjten Kuvendi do të mblidhet për të votuar Ligjin për Inspektimet, teksa të premten do të ketë seancë të re të Kuvendit, e që sipas saj janë në rend dite 37 projektligje.

“Seanca e re e Kuvendit do të mbahet të premten me 24 dhjetor, përderisa për ditën e enjte seanca mblidhet për të votuar Ligjin mbi inspektimet, ligj kështu që u dakorduam me mocion procedural që të kalojë në procedurë të shpejtë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kur foli për përmbushjen e agjendës
së Kuvendit ajo u arsyetua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale e një varg çështjesh
të tjera, duke e quajtur planin si ambicioz.

“Agjenda legjislative ka qenë ma ambicioze.
Kuvendi ka filluar të funksionojë pas zgjedhjes së presidentes. Pastaj e kemi
pasur procesin e zgjedhjeve lokale”.

“Kemi një mori projektligjesh dhe
sapo janë miratuar e do të miratohet edhe të tjera. Projektligjet shkojnë me një
procedure të thjeshtë”. 

Iniciativën rajonale ku nuk po
merr pjesë Kosova e quajtur “Open Ballkan”, ajo e ka quajtur pengesë për proceset
nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë,
raporton EO.

“’Open Ballkan’, Kosovës i
referohet si shtet i dialogut. Bashkëpunimet po mundohen ti mbulojnë me faktin
se nuk janë të tjerët”.

“Kosova do të mbetet peng i
diskutimeve për dialog ku ‘Open Ballkan’ paraqet pengesa. Ka qenë çështja e
targave, diplomave dhe nuk është korrektë të kërkohet nga Kosova që të jetë
pjesë e ‘Open Ballkan’. Kosova ka nevojë të trajtohet e barabartë”.

You may also like